Një person i denoncuar për përdhunim është punësuar si doganier në Korçë. Një të arrestuar për falsifikim pasaportash është emëruar specialist i IT –së në Drejtorinë e Tatimeve në Korçë. Denoncimi është bërë nga Partia Demokratike. Sipas saj, Elton Bashollin, doganier në Korçë, rezulton i denoncuar për dhunim seksual dhe ndaj tij ka filluar procedimi penal.
Ndërsa Relis Mulla, i arrestuar në korrik të vitit 2011 për falsifikim pasaportash, për paisje me këtë dokument të personave që kishin probleme me drejtësinë në vendet e BE-së, është bërë specialist i IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve të Korcës.
Opozita thotë se inkriminimi ka prekur çdo nivel të administratës publike dhe për këtë arsye Rama e Meta nuk e duan dekriminalizimin dhe po e pengojnë atë.















