Policia greke po heton mbi shkaqet që e detyruan një 22- vjeçare shqiptare të plagosë me thikë tri shoqe të klasës në shkollën teknike të OAED-it në Renti, raporton ABC.
Sipas burimeve policore, 22- vjeçarja ishte përditë pre e ngacmimeve dhe talljeve për paraqitjen e saj, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy thika.
Tre nxënëset, dy me origjinë shqiptare, 20 dhe 22 vjeçe dhe një greke e moshës 20 vjeçe, me plagë në duar, u dërguan në spitalin Attikon për t’iu dhënë ndihma e parë.
22- vjeçarja që po mbahet e arrestuar, i sulmoi vajzat në klasë, gjatë orës së mësimit.
Policia po zhvillon hetime për akuzat e dëmtimeve serioze trupore dhe vrasje në tentativë.















