Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, tha sot se një e treat e teritorit shqiptarë është në informalitet duke speci9fikuar se njanë rreth 200 zona të tilla në të gjtihë territorin,. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë në universitetin e Elbasanit, gjetrmeni theksoi domsodoshmërinë e integrimit të këtyre zonave. Ajop tha se me ndarjen e re administrative do të punohet hap pas hapi për të integruar këto terrene në informalitet.
“Sot, i gjithë fokusi i Ministrisë së Zhvillimit Urban, është përqëndruar në gjetjen dhe zbatimin e modeleve më të mira, për një rigjenerim urban të unifikuar të territorit, jo vetëm me qëllim kohezionin social dhe zhvillimin e zonave informale por mbi të gjitha, në krijimin dhe gjenerimin e mundësive të reja ekonomike, për banorët e këtyre zonave. Si qeveri në katër vjeçarin e parë duam të përfundojmë pjesën më të madhe të proçesit të legalizimit dhe të punojmë fort për urbanizimin e zonave informale të cilat në rang vendi janë mbi 200. Ndaj nëpërmjet urbanizimit ne do të mund të nxisim sipërmarrjen dhe integrimin e komunitetit”, u shpreh Gjermeni.















