• Latest
  • Trending
  • All

Shoqëria e spektaklit, komodifikimit dhe kulturës së heshtjes

02/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shoqëria e spektaklit, komodifikimit dhe kulturës së heshtjes

02/04/2015
in Lajme

Tingulli i tarabukës, së bashku me zërin fantastik, jehojnë gjithandej sheshit Nënë Tereza në Prishtinë. Disa qytetarë ndalojnë për të dëgjuar, disa të tjerë hedhin monedha si shenjë mbështetjeje, ndërsa ka edhe nga ata që nxjerrin telefonat e mençur për ta incizuar “spektaklin” dhe për ta ngarkuar më pas në mediat sociale.

Qytetarët vijnë dhe shkojnë, ndërsa gishtat e thatë të Tefikut dhe Albionit vazhdojnë të mbajnë gjallë tingullin e tarabukës. Zëri i tyre i mrekullueshëm ndalon vetëm në ato momente kur ndonjë kalimtar rasti i bënë ndonjë pyetje.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ju ka ndodhur të takoni fëmijë, kryesisht nga komuniteti rom, teksa bëjnë muzikë në një nga sheshet apo rrugët e Prishtinës? Apo ndoshta ju ka ndodhur t’i shihni videot e tyre në mediat sociale?

Mua më kanë ndodhur dyja këto: t’i shoh në sheshe dhe rrugicat e Prishtinës, por edhe në sheshet virtuale. Madje, ata tani janë ‘fytyra publike’ dhe disa prej tyre njihen gjerësisht, sidomos në komunitetin ‘in’ të Prishtinës për talentin e tyre muzikor. Por, ajo që më ka lënë më shumë përshtypje është mënyra sesi Tefiku dhe Albioni janë kthyer në komidifikime të shoqërisë sonë. Për ta ilustruar, ju sjell dy raste nga sheshi më i madh virtual – Facebook-u.

Të dy videot të cilat i kam hasur në Facebook, të publikuara nga persona të ndryshëm, kanë diçka të ngjashme: përshkrimin. “Tefiku me shok e shpëtojnë qytetin”, dhe “vogëlushi që i jep pak shpirt sheshit të kryeqytetit”. Pra, Tefiku, Albioni dhe të gjithë ata fëmijë tjerë në shesh, të cilët mendoj se nuk kanë dalë nga qejfi, shndërrohen në komidifikime të shoqërisë apo të një pjese të shoqërisë. Në këtë rast, Tefiku dhe Albioni janë shpirtdhënësit dhe jetëdhënësit e një kryeqyteti të kapluar nga kiçi, betoni, balta, bërlloku dhe varfëria kulturore. Dhe, meqenëse ata dy na japin komoditetin e një përjetimi të një eskperience më të ngrohtë, më shpirtdhënëse, gjatë ecjeve tona në shesh, ne nuk hezitojmë që këtë komoditet ta mbajmë gjallë në një formë të vazhdueshëm dhe sa ma të gjatë, në mënyrë që të mos humbim komoditetin, si rrjedhim të mos humbim shpirtin e sheshit në kryeqytetit.

Këtë mbijetesë të komoditetit e bëjmë në forma të ndryshme, si për shembull: duke i dhënë disa para të cilat nuk ia tejkalojnë krizën ekonomike, por e vetëkënaqin aq sa të vazhdojë të rri në shesh; duke ia blerë një instrument të ri; apo duke e ftuar në ahengje të ndryshme në kafiteritë “in” të Prishtinës dhe kështu me radhë.

Tefiku dhe Albioni, paraqesin sinonimin e pabarazisë shoqërore në Kosovë, diskriminimin struktural dhe margjinalizmin e një komuniteti, dhe simptomën e një “shoqërie të spektaklit”, siç do ta quante Debord, të cilën e kultivojmë që nga paslufta.

Filozofi francez, Guy Debord, në librin e tij “Shoqëria e Spektaklit”, ku përcakton dhe e përshkruan shoqërinë kapitaliste moderne dhe identifikon kontradikatat përbrenda saj, thekson se “të bombarduar nga imazhet dhe komodifikimet, të cilat efektivisht përfaqësojnë jetën e tyre, njerëzit e përjetojnë realitetin si një realitet të dorës së dytë. Por, kjo është gjithashtu një botë e cila insiston që secili moment i jetës duhet detyrimisht të ndërmjetësohet nga forma e komodifikimit”.

A nuk është ky realiteti dhe shoqëria në të cilën jemi duke e jetuar? A nuk ndërlidhet kjo me këtë plogështi shoqërore, sidomos ndërmjet shtresave të reja, të cilët pavarësisht sfidave dhe padrejtësive që ballafaqohen, ata prapë, të ndërmjetësuar nga komodifikimet, ndihen komod përbrenda spektaklit shoqëror? Ndërsa, frustrimi i tyre nuk është autentik dhe kanalizohet, fatkeqësisht, vetëm spontanisht përmes statuseve në Facebook apo cicërimave në Twitter. Madje, ajo çfarë sot mungon, sidomos tek të rinjtë, është zotimi dhe mos-hezitimi për të vënë në pikëpyetje pothuajse çdo gjë në shoqëri; sistemin arsimor, autoritetet institucionale, ekonominë, madje edhe vetveten. Por, në mënyrë që kjo të ndodhë kërkohet “një vetë-ekzaminim i vazhdueshëm dhe kritikë e autoriteteve institucionale, të motivuara nga një kërkim i pafund i integritetit intelektual dhe konsistencës morale”, shkruan C. West.

Që kjo të manifestohet brenda shoqërisë, kërkohet angazhim për ta eliminuar kulturën e heshtjes dhe të flitet hapur, publikisht dhe pa frikë për problemet esenciale. Për shembull: sot gratë gjithandej Kosovës kalojnë përmes një omertà kulturore duke patur frikë ta denoncojnë dhunën dhe diskriminimin që ju shkaktohet, sidomos në zonat rurale dhe komunitetet e margjinalizuara; sot punëtori i thjeshtë duhet t’i pranojë të gjitha kushtet e kontratës dhe të punojë jashtë orarit dhe përgjegjësive – pavarësisht se këto kushte dhunojnë të drejtat e tij – në mënyrë që të mbijetojë së bashku me familjen dhe të sigurojë disa komoditete; sot, gazetari i nënshtrohet politikave editoriale të kapura nga pushteti dhe korporatat, duke e humbur kështu vlerën dhe etikën intelektuale dhe gazetarske; sot doktori e harron Betimin e Hipokratit dhe principin themelor që punën e tij duhet ta vë në “shërbim të humanitetit dhe ta nënshtrojë me ndërgjegje e dinjitet”; sot, organizatat dhe shoqëria civile harrojnë për rolin e tyre jetik në kultivimin e vlerave, emancipimin e shoqërisë dhe shkëputjen e saj nga çdo interes politik dhe financiar. Sigurisht se nga të gjitha shembujt e lartpërmendur ka përjashtime, por janë shumë të vogla.

Tingulli i tarabukës së Albionit dhe zëri i Tefikut më rikujtojnë shpresën tragjikomike të akademikut, aktivistit dhe filozofit amerikan Cornell West. Duke përshkruar muzikën blues dhe jazz, si dhe rolin që kjo muzikë ka patur sidomos përgjatë viteve ‘60-ta, në luftën e lëvizjeve afriko-amerikane për të drejtat civile në Amerikë, ai e përshkruan kështu: “Tragjikomedia është aftësia për të qeshur dhe për të mbajtur sensin e gëzimit të jetës; për të ruajtur shpresën edhe në kohërat e vështira të mbushura me urrejtje dhe hipokrizi. Kjo shpresë tragjikomike është e shprehur në Amerikë më së miri në zërat e mëshirshëm dhe të ndershëm të luftës për liri të lëvizjeve afro-amerikane; përmes elokuencave së dhimbshme të bluesit dhe virtuozitetit improvizues të papërmbajtshëm të jazzit.”. Pikërisht, mendoj se tingulli i tarabukës së Tefikut dhe Albionit duhen të shihen si elokuenca të dhimbshme të një jete pa dinjitet dhe pa arsim, por njëkohësisht edhe si potencial i një virtuoziti të lartë muzikor.

Prandaj, historikisht sheshet kanë qenë sinonime të hapësirave alternative ku qytetarët janë vetë-organizuar dhe kanë kërkuar barazi dhe drejtësi shoqërore; duke kujtuar këtu sheshin Tiananmen në Kinë, sheshin Tahrir në Egjipt apo sheshin Taksim në Turqi. Kanë qenë hapësira ku qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj dhunimit të drejtave të njeriut, varfërisë, korrupsionit dhe kanë kërkuar paqe nëpër botë.

Ne duhet t’ia rikthejmë sheshin Tefikut, Albionit dhe të gjithë atyre që janë të margjinalizuar dhe dhunuar, por edhe atyre që kërkojnë më shumë barazi ekonomike, shoqërore, kulturore dhe arsimore. Sepse, vetëm me revolta paqësore, të artikuluara mirë, të vazhdueshme dhe autentike, ne mund t’ia rikthejmë dinjitetshëm tarabukën Tefikut, zërin Albionit, shpirtin sheshit dhe jetën qytetarit.

Previous Post

Daçiq: Nuk mund të flasin për paqe ata që nuk e dinë se çfarë është lufta

Next Post

Dorëheqja e Didit për të mbuluar skandalin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Dorëheqja e Didit për të mbuluar skandalin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.