Shqipëria zbret në shesh pas fitores së kombëtares kundër Armenisë, që i hap rrugën një kualifikimi të mundshëm dhe historik njëkohësisht në “Euro 2016”.
Menjëherë pas vërshëlliëms së trefishtë të gjyqtarit spanjoll në “Elbasan Arena”, festa ka filluar në qytetet më të mëdha të vendit, ku me qindra tifozë kanë zbritur në rrugë për të festuar.
Një pjesë në këmbë dhe një pjesë me bori makinash e flamuj në duar, tifozët parakalonin pa pushim duke kaluar në delir pas suksesit ndaj armenëve.
Festa më e madhe u përqendrua në bulevardin kryesor të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, ku qarkullimi u bllokua për minuta të tëra nga tifozët të hipur në automjete dhe këmbësorët.
Festa nuk ka munguar as në Elbasan, Shkodër, Vlorë e Durrës, ku tifozët, të ekzaltuar nga suksesi I skuadrës së De Biazit kanë festuar së bashku.















