Në fshatin Leshan të Prizrenit, gjatë hapjes së një varri banorët kanë hasur në eshtrat e një personi.
Rastin për Indeksonile e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i cili ka theksuar se dyshohet se kufoma i përket luftës së fundit në Kosovë.
“Kufoma ka qenë e mbështjellë me një batanije”, ka thënë Haziri, sipas të cilit me rastin janë njoftuar njësiti përkatës për krime lufte në drejtorinë e Policisë në Prishtinë.
















