Kryetari i grupit kuvendor të LSI-së thotë se fakte të reja tronditëse do të dalin në dritë 24 orët në vijim
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili, ka deklaruar sot se Ilir Meta nuk do të japë dorëheqje nga posti i klryetarit të Kuvendit.
Vasili ka deklaruar gjtihashtu se në 24 orët në vijim do të dalin fakte të reja tronidtëse lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi ndaj Ilir Metës. Deklarata e Vasilit vjen pas takimit që patën në kryesinë e Kuvendit, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Vasili tha se pavarësisht protestës së opozitës Meta nuk do të japë dorëheqje.
“Çdo parti është e lirë të bëjë protesta në Shqipëri, edhe PD është e lirë të bëjë protesta me flamurin e krimit si dhe të përdorë të sëmurë psiqikë si ky i fundit. PD është e lirë të përdorë të sëmurë psiqikë brenda partisë.
Kryetari i partisë Ilir Meta nuk do të hapë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. Lufta e maxhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë pa kusht. Fakte të reja do të bëhen publike në orët në vazhdim”, tha Vasili.
Drejtuesit e mazhorancës pretendojnë se kanë fakte të cilat vërtetojnë se deputeti Tom Doshi ka sajuar të gjithë historinë e akuzave të tij ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, sipas të cilave, Meta ka porositur vrasjene Tom Doshit dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufi.















