Në orët e para të mengjesit një krim në familje me pasojë vdekjen e tre personave ka tronditur kryeqytetin e Shqipërisë.
Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 05:50 në Laprakë të Tiranës, ku Emiljano Rrustemi 33 vjeç ka ekzekutuar me armë zjarri automatik bashkëshorten e tij Izaura 29 vjeçe me të cilën ishte në proces divorci, vjehrrën Ëngjëllushe Shaqiri 58 vjeç dhe më pas ka vrarë dhe veten.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e vjehrrës ku jetonte bashkëshortja, në sy edhe të tre fëmijëve të çiftit.
Televizioni shqiptar Ora News mëson se “ Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë e dytë të banesës, pas Shkollës së Partisë. Nga dëshmitë që kemi marrë nga familjarët, Emiljano ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe ky ka qenë dhe motivi kryesor që Izaura i kishte kërkuar divorcin. Mësohet se përkundër kësaj, 29-vjeçarja nuk kishte urdhër-mbrojtje nga gjykata. Çifti Rrustemi po ashtu kishte dhe probleme të shumta ekonomike”.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së trefishtë.















