Edi Rama do të rikthehet të hënën në Gjykatën e Lartë, për një tjetër proces që e përball ligjërisht me demokratët.
Në orën 10:00 të mëngjesit të së hënës, Kryeministri do të ketë përballë numrin dy të demokratëve, Arben Ristanin, të cilin njësoj si Edi Palokën e akuzon për shpifje.
Ashtu siç bëri me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Rama nuk pritet të pranojë të bëjë paqe me Ristanin por do të kërkojë vazhdimin e procesit gjyqësor, përmes të cilit i kërkon deputetëve opozitarë që të vërtetojnë akuzat e tyre Kryeministri dhe Qeveria ka lidhje me krimin e organizuar dhe eksponentë të njohur të kësaj bote.
Pas seancës së parë në përballjen me Ristanin, Rama pritet të kalojë më pas, rreth orës 11:00, në procesin tjetër kundër Edi Palokës.
Edhe ky e ka akuzuar Kryeministrin për lidhje me botën e krimit, gjë që bëri Ramën ta cojë kreun e grupit parlamentar demokrat në gjykatë, ku i kërkon atij të provojë akuzat ose të përballet me dënimin që legjislacioni shqiptar parashikon në rastet e shpifjes.
















