Kryeministri Edi Rama ka përfunduar dëshminë e tij 90 minutëshe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas asaj të dhënë nga kreu i kuvendit Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Rama tha se “shpreson që ftesa për të dëshmuar të jetë tregues i vullnetit të mirë për të zbardhur ngjarjen”.
“Uroj që ftesa të jetë vullneti për të zbardhur këtë histori të shëmtuar. Publiku ëshët marrë peng në një histori të krijuar nga gangsterë. Çfarëdo të themi ne mbeten fjalë dhe shqiptarët janë ngopur me fjalë dhe tani duhen fakte. Ky është një skenar shumë i shëmtuar që ka vënë në qendër të tij kryeministrin”, tha Rama.
















