Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se komandanti legjendar Adem Jashari u sakrifikua për një Kosovë tjetër nga kjo siç e kemi sot, dhe sipas tij, e meritoi nderimin nën tingujt e fjalët e himnit tonë kombëtar.
“Sot së bashku me bashkëluftëtarë e kolegë, isha në Prekaz për të nderuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, por edhe dëshmorëve e luftëtarëve tjerë. Ky nderim nuk mjafton, por megjithatë dërgon një porosi, se në rrugën e lirisë, do të rrugëtojmë gjithnjë. Edhe pse komandanti u sakrifikua për një Kosovë tjetër nga kjo siç e kemi sot, dhe e meritoi nderimin nën tingujt e fjalët e himnit tonë kombëtar, ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e aspiratave tona shekullore. Komandant, Kosova është Shqipëri dhe nuk bëhet tjetër!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.
















