Ditën e sotme, shembja e njëlokali ka krijuar përplasje mes policëve dhe pronarëve, të cilët pretendojnë se ata disponojnë dokumentacionin e duhur.
Gjithçka ka ndodhur në Vlorë, ndërsa për të shuar këtë konflikt është dashur ndërhyrja e një mase të uniformave blu. IKMT nisi aksionin në Vlorë për prishjen e një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë, me pjesëmarrjen edhe të shumë forcave policore.
Raportohet se shembja e objektit u pengua nga pronarët, por kur gjendja ka agravuar, 2 furgonë të policisë së Fierit mbëritën me rreth 35 efektiv për të mbajtur situatën nën kontroll. Pas disa orësh negociata, pronaret çmontuan disa pjesë tëobjektit, i cili ka shërbyer prej shumë vitesh si bar restorant.
















