Deputeti socialist Tom Doshi, ka deklaruar sot luftë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka thënë se po të flasë më tepër, do të dridhen themelet e mazhorancës e qeverisë. “Mes meje dhe tij nuk ka më paqe dhe do të shohim se kush është i humbur në këtë luftë. Kur të flas më tepër do ti dridhen themelet mazhorancës dhe qeverisë. Përfaqësoj elektoratin e Shkodrës, kam drejtuar zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Edi Rama është mosmirënjohës, bukëshkelur për mua dhe për ata që votuan në Shkodër. Sapo ka nisur lufta mes meje dhe tij. Nuk ka asgjë personale”,- u shpreh Doshi. Më tej, ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të bëjë transparencë në lidhje me korrupsionin dhe nepotizmin. “Rama të japë përgjigje për lidhjet nepotike që ka emëruar në dogana, tatime e polici. Do të jem kritik më aktiv seç kam qenë në opozitë. Edhe Berisha edhe Topalli nuk ka fituar luftën me mua, jo më Rama. Kërkoj transparencë sepse ka premtuar se s’do të ketë korrupsion dhe neopotizën, të cilat në një vit e gjysmë i ka kaluar 4-vjetëshin e Berishës”,- tha Doshi. Ai ka bërë me dije se ka lajmëruar banorët e Shkodrës se nuk do të dalë më në fushatë tu kërkojë votën, nëse ujësjellësit nuk bëhen ashtu sikurse ka premtuar. Më tej, deputeti socialist deklaroi se ekonomia është më keq se në kohën e qeverisjes së Sali Berishës. “Një pjesë po pasurohen e të tjerët… Rama të japë përgjigje për lidhjet nepotike që ka emëruar në dogana, tatime e polici”,- tha Tom Doshi, përpara se të hynte në ambientet e kuvendit, ku po zhvillohet seanca e radhës parlamentare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















