Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, njëkohësisht ish ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, në një intervistë për të përditshme gjermane “Tagesspiegel”, ka kritikuar institucionet europiane për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndryshe nga të gjitha shtetet e tjera në Ballkan.
“Arsyeja kryesore është izolimi ynë. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që qytetarët e saj i duhet të pajisen me viza për të hyrë në BE. Kjo na shndërron neve në një ishull, në të cilin të rinjtë po e ndjejnë veten të burgosur”, është shprehurHoxhaj.
Sipas ish ministrit të jashtëm, pjesa kryesore e detyrimeve të Kosovës janë përmbushur, madje dyfish më shumë nga çfarë është kërkuar nga BE-ja.
















