Me anë të një deklarate për mediat, sot Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me deklaratën e “Unionit të Infermierëve” se ata nuk janë pyetur në lidhje me testimin ndaj infermierëve.
Ministria thekson se Unioni është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe të gjitha sugjerimet që ka bërë kreu i këtij Unioni janë marrë në konsideratë.
“Ndihemi të befasuar me përmbajtjen e deklaratës së djeshme (17/10/2015) dhe ndryshimin e papritur të qëndrimit të z.Sabri Skënderi, President i Urdhrit të Infermierit, lidhur me proçesin e vlerësimit të njohurive dhe aftësive të personelitinfermieror në sistemin e kujdesit shëndetësor publik.
Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen lidhur me këtë deklaratë, pasi z.Skënderi dhe institucioni që ai përfaqëson, UISH, kanë qenë që në krye të herës e në vijim, pjesë e konsultimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për organizimin e këtij proçesi vlerësimi.
Në këtë kuadër, të gjitha sugjerimet e z.Skënderi dhe UISH-së janë tashmë pjesë integrale e rregullores për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të personelitinfermieror të kujdesit shëndetësor në respekt të plotë të frymës kolegjiale për shtyrjen përpara të kësaj nisme, duke shmangur konfliktin e mundshëm të interesit si rrjedhojë e përfshirjes jolegjitime të kreut të UISH-së në përbërje të grupeve të punës.
Kështu, është pjesë e rregullores sugjerimi i kreut të UISH-së për ngritjen dhe përbërjen e komisionit përgjegjës për hartimin e pyetjeve të vlerësimit të njohurivedhe aftësive të personelit infermieror në kujdesin shëndetësor. Po ashtu, është pjesë e kësaj rregulloreje, edhe sugjerimi i z. Skënderi lidhur me përcaktimin e mënyrës së shpërndarjes së fondit të pyetjeve për të gjithë punonjësit që do t’i nënshtrohen proçesit të vlerësimit të njohurive, ku 15% e tyre janë pyetje me karakter të përgjithshëm (etikë, komunikim, njohuri të sistemit shëndetësor, etj) dhe 85%, pyetje që lidhen me formimin bazë infermieristik, siç është edhe sugjerimi për kohëzgjatjen jo më shumë se 60 minuta të proçesit të testimit, apo edhe ai i ruajtjes së konfidencialitetit në mënyrën e administrimit të përgjigjeve.
Kemi gjithashtu detyrimin për të sqaruar sërish opinionin publik, si edhe trupën e shërbimit infermieror të kujdesit shëndetësor, se ky proçes vlerësimi të njohurivedhe aftësive të personelit infermieror nuk cënon as marrëdhëniet e punës dhe as vazhdimin e karrierës së këtyre punonjësve”, përfundon reagimi.















