Qeveria e Bavarisë ka nisur sot dëbimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje. Nga Aroporti i Munihut është nisur ditën e sotme aeroplani i parë, me 30 pasagjerë kosovarë për në Prishtinë.
“Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive”, ka thënë ministri bavarez i punëve të brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në ketë land, CSU.
“Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azilin”, tha ai, ndërsa ka kërkuar që Gjermania dhe BE-ja të mbështesin ekonomikisht njerëzit në Kosovë.
Vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani kanë shkuar 3400 refugjatë kosovarë, prej të cilëve 800 vetëm në Bavari.
















