Shqipëria është tronditur mbrëmë nga lëkundje sizmike. Lëkundjet me fuqi 4 ballë të shkallës Rihter janë ndjerë në Tiranë, Elbasan e Durrës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë mes Elbasanit e Tiranës.
Për fat të mirë, nga lëkundjet sizmike të regjistruara rreth orës 21:23 të mbrëmjes të së hënës nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar.















