FIFA, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në internet, ka publikuar rënditjen mujore të Kombëtareve të futbollit. Krahasuar me një muaj më parë në Top 10 ndryshojnë vetëm vendi i nëntë dhe i dhjetë me Uruguajin që i ze vendin Spanjës, ndërsa Kombëtaret e tjera ruajnë të njëjtin pozicion.
Përsa i përket Shqipërisë, Kombëtarja jonë ka humbur 5 vende në rënditje duke u renditur në vendin e 63. Kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar asnjë takim, por në ndryshimet e rënditjes kanë ndikuar Kupa e Azisë dhe Afrikës.
















