Ish- majori Feka, piloti i cili gjeti vdekjen nga përplasja e helikopterit me gati 1 ton drogë në Spanjë ishte ushtaraku i cili me gjithë “dritë- hijet” e së kaluarës së tij, është trajnuar si pilot dhe për të janë shpenzuar gjysëm million euro.
Jo vetëm kaq ky major në 2013 kishte marrë një certifikatë sigurie për sekretet shtetërore dhe sekretet e NATO-s për 5 vite pa u marrë parasysh se ai ishte një ushtarak me disiplinë të ulët me dy procedime penale.
Këto i bëri të ditura ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nga foltorja e Kuvendit ku ishte thirrur në një interpelancë nga Partia Demokratike.
Ministrja e Mbrojtjes akuzoi qeverisjen e kaluar për gradimin e pamerituar të ushtarakut Feka si major.
Mimi Kodheli: “Megjithë vlerësimin e superiorit të mos gradohej Sokol Feka ka marrë gradën Major.
Majori kishte nivelin e zgjeruar sekret dhe në dosjen e tij ekziston vetëm një formular vetëdeklarimi. Nga Gjykata e Tiraëns Feka ka paraqitur vetëm një vërtetim se nuk kishte proces penal nga 1.1 2013 deri më 18.1 2013 ndërkohë ai kishte dy procedime penale 2005 e 2007. Nga strukturat vartëse të Shërbimit informativ Ushtarak të asaj kohe nuk kanë pasur të dhëna implikuese me gjithë dënimet
Gjatë procesit të verifrikimit SHIU ka marrë përgjigje nga drejtoria e policisë së shtetit se nuk figuron precedent kriminal.
Nga policia ushtarake e asaj kohe nuk rezulton të ketë pengesa për ta pajisur me çertifikatë sigurie të nivelit sekret, për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe sekret NATO-s, nga marsi 2013 dhe certifikata ishte e vlefshme për 5 vjet. Nuk është bërë intervista për marrjen e certifikatës së sigurisë. Mbas këtij procesi është përgatitur shkresa për kreun e SHIU për ta pajisur ish majorin me certifikatë.
Pilot me disiplinë të dobët ka vazhduar ciklin trajnimeve. Një njeri me disiplinë të dobët i dënuar disa herë nga gjykata dhe nga eprorët e tij ishte në gjëndje të bindte sistemin se aftësitë e tij pilotuese ishin aq të mira sa mund të tejkalonin problematikën e tij.
Një helikopter kushton 16 milionë euro. Trajnimi i pilotit kushtoi mbi gjysëm milioni euro .. jeta e tij kushtonte shumë më shumë.
Gjithkush që punonte me të po të pyetej kishte diçka për të thënë.
Një djalë i dritë hijeve. Ish majori pilot s’ është as më shumë se as më pak se ish koloneli Rambo që hynte e dilte nga Shqipëria sa herë që donte qejfi, plot 102 herë dhe më vjen keq por kjo është çështje modelesh e mënyrë qeverisje. Janë ngjarje që kan ndodhur në harkun kohor 2005 -2013 dhe kulmojnë një një gradim të pamerituar të majorit Feka.
















