Palllatit 11-katësh në Vlorë, për të cilin u arrestuan 3 persona, mes tyre edhe kryebashkiaku Gjika, i cili më pas është lënë i lirë, i është vendosur sot shiriti. Rreth orës 12:00, policia e ka rrethuar pallatin në lagjen “Hajro Çakërri” me shirit. Ndërkohë, një ditë më parë, Prokuroria urdhëroi sekuestrimin e këtij pallati derisa të përfundojnë hetimet. Shpëtim Gjika përfundoi i arrestuar të premten pasdite, si i dyshuar për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës”, ndërtimit të paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të kryera në bashkëpunim me drejtoreshën e Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, Doriana Sulaj. Dokumentet me përmbajtje të falsifikuar thuhet se janë përdorur nga administratori dhe përfaqësuesi i shoqërisë ndërtuese “Turi M.Z.B”, shtetasi Artur Haxhi, ku i fundit i arrestuar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















