Policia e Tiranës ka dhënë detaje për operacionin kundër vjedhjes së energjisë, duke bërë me dije se në një periudhë 2-javore janë arrestuar 392 shtetas, mes tyre 6 punonjës të OSHEE. Sipas burime të autoriteteve të policisë, janë proçeduar gjithsej 830 persona, zbuluar 824 po ashtu autor të evidentuar janë gjithsej 873 shtetas. Për këto raste, Gjykata ka vendosur: • Për 89 shtetas është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” • Për 189 shtetas është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” • Për 2 shtetas është vendosur masa e sigurisë “lirim i menjëhershëm” • Për 69 shtetas është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie” • 42 shtetas janë ende të pritje për të dalë në Gjykatë. • Autor të shpallur në kërkim nga strukturat e policisë janë 271 shtetas • Autor të proçeduar në gjendje të lirë nga policia 210 raste Nga 830 procedime penale : • 249 janë biznese private, • 581 janë pajtimtarë familjarë. Nga strukturat e policisë janë realizuar 34.223 raste të ndërprerjes së energjisë elektrike. Këto operacione do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme duke koordinuar veprimet me OSHEE dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke arrestuar në kushtet e flagrancës ata shtetas të cilët vjedhin energjinë elektrike.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














