• Latest
  • Trending
  • All

Kush po i ndjek shqiptarët e Kosovës?

09/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kush po i ndjek shqiptarët e Kosovës?

09/02/2015
in Lajme

Nga Muhamet Hamiti

Përgjigjja si pleksje venerimesh e përsiatjesh për shtjellën e trazimit që ka mbërthyer shoqërinë tonë

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në prag të përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Kosovës, vendi ynë ka hyrë në një shtjellë trazimi e hutimi. I ranguar deri vjet ndër më optimistët në botë, populli ynë është dëshpëruar dhe acaruar keq në muajt e fundit. Kur nuk duket e polarizuar, si në protestat e janarit, shoqëria jonë shfaqet e paralizuar, në apati e agoni.

’Pavarësia nuk do të zgjidhë të gjitha problemet tuaja’, na thoshin bashkëbisedues ndërkombëtarë kur argumentonim me zell gjakimin tonë për liri, pavarësi e demokraci në kohën e lëvizjes pavarësiste të Kosovës, udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, ndërsa Serbia okupatore me Millosheviqin përpiqej të zgjidhte përfundimisht çështjen e Kosovës me shtypje e gjak, me deshqiptarizim, me zbrazje të Kosovës nga popullsia vendëse.

Me vullnet, rezistencë e luftë, prej shqiptarësh e ndërkombëtarësh, Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë.

Si bëhet që pavarësia e shpallur dhe konfirmuar më 1990 dhe 1991 mbajti më gjatë frymën kuptimplote të mbijetesës e të nacionalizmit sesa pavarësia e 2008-shit? Sidomos kur dy partitë kryesore shqiptare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me kredinë e krijimit dhe të mbajtjes së shtetit të pashembullt shqiptar të Kosovës të viteve 90-të, dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si trashëgimtare e krahut të luftës së UÇK-së, e blatuar me lavdinë e çlirimtarëve, kishin përafërsisht 60 përqind të elektoratit në zgjedhjet e mbajtura më 2007 dhe 2014, në vigjilie të vitit mrekullitar 2008 dhe të vitit 2015, motit të vdarjes së mrekullisë, të ikjes masive të njerëzve me autobusë nëpër Serbi drejt Hungarie, Austrie, France e Gjermanie.

Kush po i ndjek shqiptarët e Kosovës me qindra e mijëra për ditë të Zotit këto javët e fundit? Dikush po, por kush? Ka shpjegim për këtë, por jo të thjeshtë, që jepet këtu si pleksje venerimesh, përsiatjesh e vramendjeje. Jo si rezultat studimi sociologjik, a tjetërfare.

Duke bërë një parabolë tjetër, do përkujtuar se lufta e shqiptarëve të Kosovës e viteve 90-të, me vullnet veprues, institucional e paqësor, por edhe me armë, kishte ngritur në piedestal një kulturë shtetformuese dhe pavarësie në frymë e në sjellje, ndërsa vitet 1999 – 2008, koha e protektoratit ndërkombëtar (UNMIK), një kulturë varësie, që ka gjëlluar e paprekur deri sot, ndonëse formalisht kemi pavarësinë e shtetit tash e shtatë vjet, por edhe ngrehinën shtetërore me të gjitha institucionet, pos ushtrisë. Për 15 vjet kemi zgjedhur elita politike që më shumë sesa përgjegjëse ndaj elektoratit të vet, që u ka dhënë besimin me votë, kanë qenë të ndëgjueshme dhe me kujdes të mos ua prishin terezinë prokonsujve ndërkombëtarë, profili i të cilëve ka shkuar duke rënë progresivisht, me arsye: bota ka gjetiu telashe të tjera, më të mëdha. (Kush e ka pasë zgjedhur politikanin jopopullor, Behgjet Pacollin, President të Kosovës në Kuvend, në kohën kur partia e tij kishte përqindje të papërfillshme njëshifrore në zgjedhjet popullore? Formalisht Kuvendi i Kosovës, me shkelje procedurale, ndërsa esencialisht ambasadori amerikan Kris Dell me Hashim Thaçin, liderin e PDK-së, në një shfaqje komike para syve të opinionit.)

Të kthehemi te pyetja: kush po i ndjek kosovarët prej vatrave të veta sot? Përgjigja e shkurtër, duket të jetë: edhe qeveria e sotme duokratike (Mustafa-Thaçi), edhe opozita (VV, AAK, Nisma), edhe shpresat e parealizuara, ëndrrat e papërmbushura të një pjese të popullsisë. Ëndrrat e papërmbushura, sa për fajin e elitave politike, aq për fajin e iluzioneve të një pjesë të njerëzve, të shpresave jorealiste. Pakkush është pa faj këtu. Pakkush pos fëmijëve tanë.

Ka kohë që Kosova ka jetuar në një qerthull mashtrimi të ëmbël, që sot ka shijen e pelinit. Me mashtrim për rritjen ekonomike prej 5-6% , që ishte veçse infuzion aftashkurtër nga investimet publike dhe remitencat bujare të bashkatdhetarëve. Me mashtrim të krijimit të ekonomisë së tregut duke privatizuar gjithëçka dhe lirë, që ka krijuar rishpërndarje të pashembullt të pasurisë nga shteti te një pakicë individësh që kanë sunduar me kredencialet e çlirimtarëve dhe me potencialin e shtrëngimit e të dhunës. Me mashtrim të synimit të shtetit të dijes. Çfarë shteti të dijes kur standardi i arsimit parauniversitar dhe universitar ka degraduar si rezultat i këtyre që kanë stisur sllogane të tilla, të ‘shtetit të dijes’? Çfarë shteti të dijes kur ka një konsensus të pashpallur, gati popullor, se masivizimi i shkollimit universitar është vetvetiu standard dhe arritje në ‘shtetin e dijes’? Shoqëria jonë, më tej, është mashtruar me idenë e paqes sociale, kur eksponentët e politikës u kanë dhënë e premtuar diçka pothuaj të gjithëve, prej pleqve, që marrin pension pse kanë pasur fatin e mirë të mbushin 65 vjet, të burgosurve politikë, të përzënve nga puna prej regjimit të Millosheviqiy, deri te kategoritë e nënkategoritë e luftës, që kanë marrë e synojnë beneficione e pensione, por edhe regjistrim automatik të fëmijëve, pa asnjë kriter akademik, në Universitetin e Prishtinës.

Hashim Thaçi dhe rrethi i tij kanë krijuar një mjedis paradoksal shoqëror dhe ekonomik, një shtet që udhëhiqet nga parashteti, që do të jetë shumë vështirë të demontohet. Në emër të politikave të djathta, të ekonomisë së tregut, kanë privatizuar pothuaj gjithë ekonominë dhe pronën shoqërore, disa qindra milionë euro gjithsej, ndërsa kanë vendosur me ligje një sistem mirëqenieje sociale që nuk mund ta mbajë ekonomia e dobët private. Ky dyzim i ekonomisë së tregut dhe i socializmit nuk funksionon askund. Një shoqëri e kapitalizmit të dhembshëm (angl. compassionate capitalism) mund të funksionojë në Suedi a Britani të Madhe, vende me traditë shoqërore dhe ekonomi të zhvilluar, por jo në Kosovën e shkretuar ekonomikisht, ndër të tjera edhe si rrjedhojë e politikave të mbrapshta ekonomike të pasluftës në Kosovë.

Duoja aktuale qeverisëse, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, premtonin në vitin e kaluar elektoral 120.000 – 200.000 vende për mandatin qeverisës që e kërkonin për partitë e veta, duke e ditur mirë ata vetë se kjo ishte e parealizueshme. Thaçi e ka bërë premtimin me një dysh e pesë zero, se kështu ka thënë gjëra që tingëllojnë mirë në veshët e elektoralit të tij klientelist (të gjithë në punë të shtetit ose përfitues nga skema të mirëqenies kombëtare e sociale, ose me shpresë se do të bëheshin të tillë, si të merituar). Isa Mustafa, profesor ekonomie, e ka bërë me një 12-she e katër zero, duke e ditur fort mirë, shumë më mirë se Hashimi, se kjo ishte e parealizueshme, por pa guxuar të mbetej shumë mbrapa rivalit të tij me premtime. Ramush Haradinaj premtonte rroga 1000 euroshe për të gjithë. Për utopinë e Albin Kurtit e të VV-së të mos flitet.

Shpresa se Lidhja Demokratike e Kosovës me opozitën e sotme do të mund t’i jepte fund qeverisjes së krimit e korrupcionit që i kishte prirë Partia Demokratike e Kosovës morën fund me dështimin e koalicionit të njohur si VLAN të gjysmës së dytë të vitit 2014 dhe me formimin e qeverisë së shumicës LDK-PDK-pakicat.

As Qeveria e sotme, me legjitimitet të padiskutueshëm të votës, as opozita, nuk frymëzojnë askë. Kjo, bashkë me apatinë shoqërore që ka përlarë vendin si rezultat i keqqeverisjes së mëhershme dhe iluzioneve që ishin mbjellur thellë te një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare, janë ndoshta shkaku kryesor i eksodit tragjik të javëve e muajve të fundit. Mbasi kanë mashtruar këtë popull për kaq kohë, si Qeveria, si opozita, bëjnë sehir teksa votuesit e tyre të djeshëm me teshë e koteshë, me një përzierje vaji tragjik e shpengimi komik, kalojnë nëpër Serbi duke mësyrë Evropën. Me plagë të re, duke firuar substancën kombëtare shqiptare, elita aktuale politike rrezikon vendin. Natyrisht edhe ndryshimin e peizazhit elektoral nesër, por kjo ka më pak rëndësi tash.

Mbasi Qeveria dhe opozita nuk frymëzojnë, mbasi asnjëra duket se nuk paraqet alternativë për zgjidhje, kush mundet? Në raste të tjera do të ishte klasa intelektuale. Kjo jona, jo krejt pa fajin e vet, është strukur nga pushtetet formale e joformale, ngase është bërë edhe vetë pjesë e tyre herë-herë, duke humbur kështu pavarësinë. Se intelektual nuk është njeriu që ka mbaruar një master a doktoratë, por ai që ka dije e guxim, por edhe integritet moral e profesional, të thotë të vërteta që nuk i pëlqejnë shumicës, ndoshta as pakicës – të jetë politikisht jokorrekt.

Dhe njëmend kush ka mbetur sot, me ndopak kredibilitet, që mundet dhe guxon të thotë: në mashtrim kemi qenë, t’i mbledhim mendtë, të kthjellemi! Të mbyllim këtë plagë të hapur, të mendojmë e punojmë me kokë të ftohtë e zemër të ngrohtë!

Vendi prijës nuk ka, ndonëse ka President e Kryeministër. Vendi ka nevojë për kontratë të re shoqërore e politike që vë në baraspeshë mundësitë reale ekonomike dhe vlerat njerëzore e kombëtare, por edhe synimin për lumturi, që është edhe më i lartë, edhe më fisnik, se optimizmi proverbial i fillimit të këtij shkrimi.

Si do të bëhet kjo? Me revolucion jo, por me evolucion. Jo duke përmbysur qeverinë, se, siç është tani, opozita nuk paraqet kurrëfarë alternative të besueshme. Aq më pak duke rrëzuar shtetin, siç ka ndodhur në Shqipëri më 1997. Në muajt dhe vitet e ardhshme, kjo shoqëri duhet t’i heqë iluzionet për meritat e akumuluara, mbi bazë të të cilave mund të jetohet në të ardhmen, në një gjendje perpetuum mobile. Të nisë rimëkëmbjen e zorshme, të dhimbshme, të ngadalshme, por të sigurtë, me mend në kokë e këmbë në tokë, duke bërë reforma në arsim fillimisht, pastaj përpjekje për rimarrje të ekonomisë, të shëndetësisë e fushave të tjera të jetës. Por më së shumti, fillim e fund, me punë.

Kosova është tani në një gjendje pezull, potencialisht shpërthyese, për fajet e elitave që kanë qeverisur keq e mbjellë iluzione, por edhe të njerëzve që kanë gëzuar apo toleruar këtë çorbë keqqeverisjeje e pritjesh jorealiste. Për faj të pak iluzionistëve e shumë të iluzionuarve. Zgjedhjet a emërimet e këqija në vitet e fundit në vendet kyçe (në Presidencë, në Qeveri, Prishtinë, në Gjykatën Kushtetuese e gjetiu) kanë dëmtuar rëndë idenë e shtetit e të shoqërisë demokratike të qeverisur me vlera standarde, me dije e kulturë.

Një konservatorizëm shoqëror si pjesë identitare e shqiptarëve të Kosovës është dobësuar në stuhinë e globalizimit por edhe të forcimit të islamit politik, që po përpiqet ta postulojë veten si element qenësor identitar, duke mos pas qenë kurrë i tillë këtu te ne. Ky konservatorizëm e patriotizëm shqiptar, mund të induktojë realizëm e shpresë, besim për ndryshim. Shteti duhet të luajë rolin e vet këtu, gjithësesi, duke ndërmarrë fushatë vetëdijesimi kundër eksodit, por edhe masa kundër makinerisë që është vënë në shërbim të eksodit.

Në hutimin e përgjithshëm që mbretëron, në këtë udhëtim në pyll të errët pa busollë, kërkohet të gjendet udha, drejtimi. Kush e gjen atë? Të gjithë së bashku me vetëdijen se udha ka humbur. Kush e pranon i pari dhe nisë t’i bindë të tjerët? Dikush, dikah duhet me ia nisë. Me e rivendosë boshtin kurrizor të kësaj shoqërie, të këtij vendi, të kësaj Republike që e krijuam me luftë e gjak, por duhet ta gëzojmë me jetë. Për të gjithë ka vend nën qiellin e Republikës.

(Autori është profesor i Universitetit të Prishtinës. Ka qenë edhe këshilltar për medie i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, këshilltar politik i Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe më pas ambassador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.)

Previous Post

Gjermania i përgjigjet Greqisë: Zero mundësi që t’ju paguajmë dëmet e Luftës së Dytë Botërore

Next Post

Testimi,Petrit Vasili: I panevojshëm, demotivon mjekët

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Testimi,Petrit Vasili: I panevojshëm, demotivon mjekët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.