• Latest
  • Trending
  • All

Stop korrupsionit, 1200 raste denoncime në portalin online

08/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Stop korrupsionit, 1200 raste denoncime në portalin online

08/02/2015
in Lajme, Vendi

Denoncohen 1200 raste korrupsioni në portalin online të lançuar vetëm pak ditë më parë nga qeveria. Drejtoresha e kabinetit në Ministrinë për Çështjet Vendore, Eridana Çano në një intervistë për “Shekullin” sqaron mbi denoncimet e mbërritura në portalin stopkorrupsionit.al por dhe sektorët e evidentuar si më problematikë. Çano pohon se ashtu edhe siç është bërë renditja në faqen online, sektorët që zënë përqindjen më të madhe të denoncimeve janë drejtësia, shëndetësia dhe arsimi. Drejtoresha sqaron procedurat që ndiqen për çdo denoncim por dhe kontrollin e vazhdueshëm nga zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Korrupsionit dhe zyrën e kryeministrisë, që çdo rast të marrë zgjidhje. Çano bën publike një tjetër iniciativë, atë për unifikimin e linjave të gjelbra e cila është në proces ndërsa bën apel që çdo qytetar që hase me një rast korrupsioni, të denoncojë.

Kryeministri dhe ministri Çuçi kanë bërë tashmë publike portalin për denoncime online. Sa interesim ka pasur nga publiku për të denoncuar raste korrupsioni?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ka pasur goxha interesim deri tani që flasim kemi 1200 raste të raportuara në të gjitha kutizat e portalit. Interesimi ka qenë i madh, në fakt prisnim një fluks të tillë. Shpresojmë që të vazhdojë i njëjti fluks edhe në ditët në vazhdim. Pra të mos jetë thjesht një gjë e cila ‘bombardohet’ vetëm në ditët e para dhe pastaj bie ritmi. Nëse ka raste korruptive, sepse ne e dimë që korrupsioni është problematik në shoqërinë tonë, nëse ka raste të tilla dhe kanë materiale dhe evidenca për të treguar, portali është pikërisht aty për këtë gjë dhe ne jemi këtu për t’i ndjekur hap pas hapi. Në 1200 rastet e para të regjistruara cilat janë evidentuar si fushat më problematike, ku ka më shumë korrupsion? Në fakt ashtu siç ne e prisnim dhe siç janë dhe tre kutizat e para të portalit, janë shëndetësia, drejtësia dhe arsimi.

Ka shifra konkrete për secilën nga këto fusha?

Jemi ende në përpunim. Do të doja mos jepja shifra konkrete të parakohshme të cilët më pas do të më duhej t’i ndryshoja.

A janë qytetarët të gatshëm edhe të identifikohen dhe jo vetëm të denoncojnë në anonimat?

Po, qytetarët janë të gatshëm të tregojnë kush janë, të vendosin adresë e-mail që të kontaktohen më pas. Ka dhe qytetarë që japin raste konkrete, identifikohen me emër dhe mbiemër dhe denoncojnë me emër dhe mbiemër edhe zyrtarin i cili u ka kërkuar apo i kanë dhënë ryshfet. Sikundër ka dhe raste që janë të shoqëruara dhe me dokumente bashkëngjitur.

Në prezantimin zyrtar të portalit online u tha se mund të ketë dhe raste kur reagimi mund të jetë i menjëhershëm, ka pasur raste të tilla deri tani?

Nëse denoncimi bëhet për një rast flagrant, në varësi të institucionit i cili e trajton denoncimin, ka pasur dhe përgjigje të menjëhershme. Rasti më pasqyrues është rasti i Ministrisë së Arsimit ku vetë ministrja ka vajtur dhe ka bërë një inspektim blic dhe në bazë të tij kemi parë se ka pasur shpërdorim detyre flagrante nga ana e drejtoreshës së një shkolle në Tiranë. Ndërkohë puna ka filluar për të gjitha rastet, ato që janë të qenësishme sepse në portal ka dhe raste që nuk lidhen me korrupsionin apo raste që janë ndërkohë në proces inspektimi sepse mund të jenë të dhëna të dyshimta, shihet vërtetësia e tyre. Por në ato raste kur ka vërtet shumë të dhëna mbi rastin, të dhëna mbi personin i cili është korruptuar, kanë filluar hetimet paraprake nga instancat të cilat e kontrollojnë rastin në bazë të ministrive dhe institucioneve dhe ne po presim rezultatet.

Do theksoja që e mira e këtij portali unik nuk është vetëm që i bashkon në një të gjitha portalet e ekzekutivit në mënyrë që qytetarët të denoncojnë në mënyrë elektronike, por është fakti sepse ne kemi zyrën operative brenda kryeministrisë e cila kontrollohet, monitorohet si nga zyra e kryeministrit dhe nga zyra e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit për të parë se si rastet trajtohen. Pra nuk do të ketë pengesa të tipit ‘vajti rasti dhe është mbyllur në një sirtar apo ka ngelur në një zyrë të x ministrie’. Sistemi i cili monitoron se si rastet hyjnë, se si rastet përcillen tek institucionet zyrtare përgjegjëse, se si rastet trajtohen nga organizmat dhe strukturat brenda ministrisë, se si mbyllet apo hetohet më tej rasti, se si i kthehet përgjigje qytetarit apo i kërkohet më tepër informacionin për rastin dhe çfarë përgjigje përfundimtare merr denoncimi por edhe çfarë përgjigje merr qytetari, nëse nuk është anonim, të gjitha shihen në sistem, sigurisht nga salla operative që është nën mbikëqyrjen tonë por sigurisht nuk është e hapur për publikun.

Keni përcaktuar një afat 30 ditor për të kthyer përgjigje. Është i mjaftueshëm ai për të bërë të gjitha verifikimet e mundshme?

Ajo çfarë kemi bërë ne si zyrë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, në momentin që do të vinim në zbatim një platformë të tillë, së bashku me Kryeministrin, ishte për të sjellë një gjë të re e cila nuk ndalonte vetëm tek pjesa e denoncimit por të kishte ndjekjen dhe raportimin se çfarë ndodhte mbi rastin. Ka pasur shumë portale, ka pasur shumë rregullore, të gjitha kërkonin diçka të ndryshme ose të ngjashme. Shumë rregullore kishin disa afate kohore por që asnjëherë nuk bëheshin të ditura për publikun. Pra qytetari gjithmonë mbetej në hije. Tani dihet, kemi një afat kohor brenda të cilit qytetari që nuk është anonim, do të duhet të marrë një përgjigje për rastin e denoncuar. Ne në fakt jemi konsultuar dhe gjithë grupi i punës ka parë edhe pjesën e procedurave administrative në mënyrën se si trajtohen informacionet që vijnë dhe se si shkresat do të duhet të trajtohen brenda institucioneve.

Mendojmë se 30-ditëshi si hap fillestar i një inspektimi është i mjaftueshëm. Po të lëmë më shumë ditë në diskrecion të institucioneve çështjet do të stërzgjaten, ne nuk kemi interes që çështjet të stërzgjaten por që të ndërmerret menjëherë veprim ndaj rasteve flagrante ose jo flagrante. Besoj se 5 ditë për marrjen në shqyrtim të rastit, 20 ditë për hetimin dhe një 5-ditësh ekstra nëse ka nevojë që rasti të hetohet më në thellësi, janë të mjaftueshme. Në fund të këtyre 30 ditëve institucioni duhet të na informojë se çfarë po ndodh me rastin, pra nëse ka nevojë që të vazhdojë hetimi pasi mund të jetë çështje penale dhe futen në lojë aktorë të tjerë që mund të jenë policia, prokuroria etj, por kjo është baza ligjore në të cilin institucionet do të duhet të japin përgjigjen e parë, për fazën e parë të hetimit.

Vetë personi që bën denoncimin si e merr fedback-un?

Në momentin që një qytetar denoncon, menjëherë pasi bën denoncimin merr një e-mail falënderimi. Nëse qytetari ka lënë vetëm adresën dhe telefonin do të duhet t’i dërgohet letra zyrtare në adresën e tij postare ose të merret në telefon për të komunikuar çfarë ka ndodhur me rastin ose nëse do të duhet të japë një informacion shtesë për rastin. Fakti që më shumë se 1/3 tashmë kanë internet dhe kanë një adresë e-mail ndihmon shumë sepse të gjitha përgjigjet dhe komunikimi me qytetarin ndodh nëpërmjet e-mail-it.

A janë qytetarët të gatshëm të japin informacione shtesë, të informojnë në vazhdimësi për t’i shkuar deri në fund një denoncimi?

Janë vetëm katër ditë, është shumë herët për të folur. Unë do të preferoja që të flisja më shumë për këto detaje të vogla të sistemit, pas një muaji sepse do të na jepet në këtë mënyrë kohë të evidentojmë më mirë pjesën statistikore edhe pjesën e përmbajtjes.

Mendoni se ky portal do të ndikojë në uljen e korrupsionit?

Korrupsioni është një fenomen kaq i përhapur në Shqipëri, kjo fushatë që sapo kemi nisur dhe ky portal është vetëm një element, nuk është i vetmi. Korrupsioni nuk luftohet vetëm me një mjet të tillë, pra vetëm me një portal unik por shoqërohet dhe me shumë reforma rrënjësore që Qeveria po ndërmerr në arsim, në shëndetësi, në reformën e territorit për të cilën në jemi përgjegjës apo në reformën e shërbimeve. Por ndërkohë është një mjet i cili na shërben ne për parandalim sepse në fund të ditës edhe zyrtari që di që ka një mjet të tillë nis dhe zmbrapset, nuk merr aq lehtë apo nuk kërkon aq lehtë ryshfet. Edhe qytetari nis dhe ndërgjegjësohet, por mbi të gjitha është një presion social që i bëhet organeve të drejtësisë që në momentin që ne kemi raste të cilat janë vërtet flagrante, të ndiqen në mënyrën e duhur dhe kohën e duhur sepse problemi sot është që ne përgatisim shumë dosje, i dërgojmë tek organet ligjzbatuese dhe ngelen atje. Nuk ka asnjë lloj transparence për këto dosje, edhe nëse do të vendosnin këto organe t’i mbyllnin të tëra dosjet, të paktën duhet të ketë argumente. Nuk mund të fshihesh pas faktit që ‘ne nuk japim informacion për dosjet se rrezikojnë hetimin’. Kjo nuk është transparencë dhe llogaridhënie.

Ka pasur raste kur denoncimet janë bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale. Në këto raste zyra përgjegjëse ndikon që kjo çështje të ndiqet?

Këto raste ndiqen totalisht nga sektorët përkatës. Ndërkohë që portali unik është pikërisht në bazë të informacionit dhe iniciativës që merr qytetari për të raportuar. Ne kemi një plan të cilin shpresoj shumë ta realizojmë, që edhe linjat e gjelbra që janë nëpër institucione t’i bëjmë në një. Pra kur futet në Shqipëri, qoftë shtetas i huaj apo shqiptar dhe për lehtësi komunikimi, ka një portal për të denoncuar korrupsionin dhe një portal për linjën e gjelbër. Për linjën e gjelbër jemi ende duke punuar sepse ka disa problematika të cilat duhet t’i zgjidhim.

Do të kishit një apel për qytetarët apo zyrtarët…

Do të apeloja për ndërgjegjësim nga të gjitha anët, nga të gjitha shtresat e shoqërisë, qytetarët që e kanë për detyrë por jo vetëm, edhe zyrtarët të cilët nuk do të duhet të korruptohen sa kohë që kanë marrë përsipër një detyrë por edhe një lëvizje më të madhe të sistemit të drejtësisë për të pasur rezultate konkrete në të gjitha nivelet.

Drejtoresha e shkollës “Dhora Leka”, viktima e parë e portalit online kundër korrupsionit

Drejtoresha e shkollës “Dhora Leka” ishte viktima e parë e denoncimeve nëpërmjet portalit online stopkorrupsionit. al të lançuar nga qeveria. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili njoftoi shkarkimin nga detyra të drejtoreshës Mira Brahimi. Përmes një postimi në rrjetin social FB, Rama komunikoi vendimin e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për largimin e drejtoreshës së shkollës 9vjeçare. Kryeministri shprehte falënderime për mësuesit që kishin denoncuar në portal dhe inkurajonte punonjës të tjerë për të ngritur zërin kundrejt çdo rasti abuziv me të cilin do të ballafaqoheshin. “Flm mësuesve të shkollës ‘Dhora Leka’ që dje denoncuan drejtoren.

Sot ministrja Nikolla beri veri fikimin në vend dhe e largoi atë nga detyra! Kush do të luftojë kundër korrupsionit, abuzimit të çdo lloji apo sjelljes së keqe të zyrtarëve, na ka në krah. Mjafton kurajoja për denoncim!”, – shkruante Rama. Ndërsa ministrja Nikolla sqaroi më tej se vendimi për shkarkimin e drejtoreshës ishte marrë për arsye etike. Vendimi i ministres u mor pasi ajo bëri një inspektim në shkollën shkollën 9-vjeçare “Dhora Leka”, pas ankesave të bëra në portal për drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën e këtij institucioni. Pesë mësues të kësaj shkolle, kishin depozituar ankesë në portalin e qeverisë. Pas drejtoreshës, ministrja e Arsimit ka shkarkuar nga pozicioni i saj edhe nëndrejtoreshën e kësaj shkolle, Gentiana Hoxhallari.

Videoja online, u pezullua infermierja që mori 200 lekë

Korrupsioni në shëndetësi është evidentuar nëpërmjet videove të bëra publike në rrjetet sociale. Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë vendosi pezullimin e një infermiereje menjëherë pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej duke marrë 200 lekë. “Drejtoria e QSUT-së, nisur nga denoncimi i bërë publik sot në rrjetet sociale, ka pezulluar në mënyrë të menjëhershme nga detyra punonjësen e sistemit të kujdesit shëndetësor me iniciale F. K., deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nga grupi i punës, që është ngritur për këtë qëllim dhe organet kompetente”, – deklaroi për median zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, pas publikimit të këtij rasti. Ajo ka nxitur në të njëjtën kohë qytetarët që të denoncojnë çdo akt korruptim në shëndetësi.

“Duke marrë shkas nga akti i sotshëm qytetar i denoncimit publik të këtij rasti të dënueshëm korruptiv të mitmarrjes, si dhe duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit tonë spitalor, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje dhe nxit çdo qytetar të këtij vendi, që të jetë pjesë aktive e bashkëpunimit të ndërsjellë për denoncimin e çfarëdolloj akti korruptiv, me të cilin ata ndeshen gjatë ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor”, ka deklaruar zëvendësministrja Ekonomi. Më tej, ajo ka shtuar se në sistemin e kujdesit shëndetësor nuk ka vend asnjë punonjës i korruptuar.

Previous Post

Bild: “Ortek” azilkërkuesish nga Kosova

Next Post

Rama në Novoselë: Çdo familje do marrë pjesën që i takon

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rama në Novoselë: Çdo familje do marrë pjesën që i takon

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.