Pasi incidentit që ndodhi një ditë më parë në Tiranë mes dy punonjësve të policisë rrugore dhe një 40 vjecareje, policia bën të ditur se është arrestuar vajza që u konfliktua me dy policët rrugorë.
Bëhet e ditur se pas pezullimit dhe hetimit të policëve është vënë në pranga shtetasja Alma Martini. Arrestimi i Alma Martinit është bërë për fyerje të policisë në kryerjen e detyrës.
Martini akuzohet edhe për kundërshtim të forcave të policies. Ndërkaq Dy policët rrugorë janë pezulluar me urdhër të ministrit nga detyra.
Dy policët u konfliktuan me vajzën, njëri prej tyre e goditi me shuplakë. Mes policëve dhe vajzës pati një konflikt dje pasdite në Tiranën e Re, një konflikt që nisi për një gjobë pasi drejtuesja e mjetit nuk kishte vendosur rripin e sigurimit
















