everia ka nisur operacionin për furnizimin me ushqim për bagëtitë për familjet e prekura nga përmbytjet në jug të vendit. Në një lidhje telefonike për Ora News, nga Novosela, ku po drejtonte operacionin ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi:
“Ky është për momentin prioriteti më urgjent pasi tufat e bagëtive që kanë shpëtuar nga përmbytja ndodhen në terren të thatë dhe kanë nevojë të ushqehen, të rimëkëmben. Ka ardhur një sasi e konsiderueshme, ndërkohë që edhe 100 ton të tjerë ushqim bagëtish po vijnë dhe do të shpërndahen nëpër familjet e prekura nga përmbytjet. Më pas do nisim me identifikimin e dëmeve dhe bagëtive të ngordhura për të nisur kompensimin e plotë të fermerëve ashtu siç e shpallëm”















