Kreu i Bashkisë së Vlorës, është transportuar në spital pasi ka shfaqur probleme me shëndetin. Sipas informacioneve të para, mësohet se Gjika ndodhet në repartin e reanimacionit, pasi aty ndodhet aparaturat për ta mbajtur nën monitorim.
Gjika ka pësuar dhimbje të forta në gjoks dhe tension të lartë. Të njëjtat burime sqaruan se ai ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Kirurgjisë në katin e tretë të Spitalit, për shkak se aty kanë aparaturat për ta mbajtur nën monitorim.
Po ashtu mësohet se një vit më parë kryebashkiaku i Vlorës është shtruar në spital me parainfarkt, ndërsa sot ai është ankuar për humbje të ekulibrit.
Shpëtim Gjika lë qelinë, dërgohet në spital pas problemeve me shëndetin
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka lënë qelinë, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin, ndaj forca të shumta policie e kanë shoqëruar në spital.
Nuk bëhet ende me dije problemi që ai ka, por mësohet se është dërguar në spital i shoqëruar nga forcat e policisë.
Kryebashkiaku Gjika u arrestua pasditen e sotme për “shpërdorim detyre” në lidhje me ndërtimin e një pallati 11-katësh.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe shtetasen Doriana Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë institucion, të dyshuar për konsumimin e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave”; “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim i paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasin Artur Haxhi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Turi&M.Z.B”, i dyshuar për konsumimin e veprave penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”.
















