Ashtu siç kumtoi pres shërbimi i Ministrisë, këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në mbledhjen e djeshme në Departamentin e shtetit amerikan me Hojt Ji, zëvendësndihmës sekretar për Evropën dhe Euroazinë.
Ministri Jolevski dhe zëvendës sekretari ndihmës Ji këmbyen mendime edhe për proceset e reformave në Armatë, si dhe për gjendjen siguruese në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjërë.
Njëherit, gjatë ditës së djeshme, ministri Jolevski realizoi takime edhe me senatorët amerikanë Tom Koton, Patrik Lejhi dhe Xhejms Inhof, i cili është njëri nga anëtarët më të vjetër të Komisionit për mbrojtje.
Në takime Jolevski potencoi se integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO pozitivisht do të ndikojë në zhvillimin dhe në stabilizimin e tërësishëm të Evropës Juglindore. Duke e pasur atë në mendje, shtoi ministri, Maqedonia punon në zhvillimin e përhershëm në të gjitha fushat e shoqërisë, veçanërisht fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në atë drejtim ministri theksoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe armata e tij janë nga vlera e madhe për Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Anëtarët e Senatit amerikan në takime me ministrin Jolevski dhanë përkrahje të padyshimtë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë dhe shprehën falënderim dhe mendim jashtëzakonisht të lartë për aftësitë e anëtarëve të ARM-së të treguara në misionet në Afganistan dhe Irak.
Në suaza të vizitës, ministri Jolevski sot do të takohet me Samanta Smith, drejtoreshë për Ballkanin, Rajonin e detit të Zi dhe Kaukazin në Këshillin për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.















