Lëvizja për Bashkim e ka cilësuar një lajm tepër të mirë largimin nga qeveria të Aleksandër Jabllanoviçit, ndërsa shton se veç largimit të tij, Kosova duhet ta ndryshojë edhe Kushtetutën.
“Kosova tashmë duhet edhe ta ndryshojë Kushtetutën. Në Kushtetutën aktuale i jepet shumë fuqi minoritetit serb. Duhet që minoriteti të ketë të drejta aq sa e meriton.”, thuhet në komunikatën e LB-së.
Sipas LB-së, Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të përcaktojë serbët si minoritet që jo gjithnjë të jenë në qeveri.
















