• Latest
  • Trending
  • All

Zoti ministër, nuk janë mjekët e paaftë problemi i shëndetësisë

03/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Zoti ministër, nuk janë mjekët e paaftë problemi i shëndetësisë

03/02/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Mustafa Nano

Nisma e Ministrisë së Shëndetësisë për të rimarrë në provim mjekët ka qenë një gjë e padëgjuar këtyre anëve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Për sa më takon mua si qytetar e si gazetar, fillimisht mendova se një gjë e tillë duhet të jetë praktikë e njohur në vende të ndryshme të botës, por pas një gjurmimi në web, nuk munda të gjej ndonjë praktikë të ngjashme. Tritan Kalo, mjeku infeksionist i QSUT-së, linte të kuptohej – në një ndërhyrje pasionante që ka bërë para tri ditësh në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë – se kjo është një praktikë amerikane, por unë nuk gjeta ndonjë info që të më thoshte se edhe shteti federal amerikan apo ndonjë prej shteteve atje, organizojnë testimin e herëpashershëm të mjekëve. Nuk kam ditur ta bëj search-in? Ndoshta. E vetmja gjë që gjeta, megjithatë, është një program me emrin “Continuing Medical Education”, dhe me ç’kam marrë vesh, ky program po ndiqet edhe në Shqipëri, ku e kanë marrë aq seriozisht sa edhe emërtimin e tij e kanë përkthyer germë për germë, duke na e sjellë në gjuhën tonë në një formë që nuk ngjit shumë e nuk të bie mirë në vesh: Edukimi Mjekësor në Vazhdim. Mund t’i kishin bërë një shqipërim më të mirë. Por pavarësisht kësaj, shumë mjekë shqiptarë e kanë ndjekur këtë program dhe kanë marrë certifikata e kredite që provojnë faktin se kanë nxënë diçka në kurset e këtij programi.

Kthehemi te shpikja “gjeniale” e Ministrisë sonë. Kam folur me shumë mjekë gjatë ditëve të fundit, dhe më duhet të them se ka mes tyre një topitje të përgjithshme. Të kuptohemi, nuk është se janë të gjithë që i japin munxët kësaj nisme. Jo, një pjesë edhe e mirëpresin, e në këtë mes motivohen – kjo është ajo që unë kam kuptuar – edhe nga një pakënaqësi e hakmarrje e tyre ndaj të paaftëve që, në një mënyrë a në një tjetër, ose bëjnë ligjin, ose janë përhapur shumë, shí si një flamë, në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Një pjesë syresh pra e shohin këtë testim edhe si një rast ideal për të nxjerrë zbuluar apo për të diskredituar, ca mjekë të pazotë që kanë kapur qoshe të rehatshme apo poste të rëndësishme e që, kur bëhen tok, nuk lënë të aftët të ngrenë kokë. Janë pikërisht këta të paaftë që i bëjnë rezistencë, më shumë se të tjerët, çdo ideje për ta reformuar nga themelet sistemin shëndetësor.

Tani, në teori a në letër ky testim edhe mund ta ketë këtë motivim (ashtu si mund të ketë edhe qëllimin për të marrë në mbrojtje pacientët, jeta e shëndeti i të cilëve vihen në rrezik prej mjekut të paaftë), por në praktikë askush nuk beson se kjo ka për të ndodhur. Dhe ky mosbesim lidhet edhe me faktin që kjo nismë thjesht është lëshuar, por nuk është shpjeguar. Askush nuk di se si do të bëhet ky testim, kush do t’i marrë në provim mjekët, kush do t’i marrë në provim ata që janë caktuar për të marrë në provim të tjerët, pse vlerësimi i marrë pas këtij testimi do të na vleka më shumë se diplomat e marra në universitete kombëtare e ndërkombëtare, më shumë se certifikatat e marra në kurse të ndryshme trajnimi e kualifikimi apo më shumë se vite të tëra përvoje në vend e jashtë vendit, cili është niveli i kompetencës dhe i aftësive që do të testohen, pse duhet t’i nënshtrohen të njëjtit test si mjekët e Tiranës, ashtu edhe ata të rretheve, në një kohë që këtyre të fundit as që u duhen ca njohuri që kanë bëjnë me zhvillimet high-tech të mjekësisë etj., etj. Në këtë pikë ka shumë të drejtë doktor Kalo (Tritani), kur shprehet se “nuk mund të merret një test i gatshëm i nivelit pasuniversitar nga një vend tjetër e të përkthehet në shqip, pasi ai test është bazuar në kurrikulat e në nivelin e përgjithshëm të standardit të kujdesit shëndetësor të atij vendi”.

Duhet shpresuar që ministrit t’i ketë shërbyer e gjithë koha që ka kaluar qysh prej shpalljes së nismës së tij për t’u thelluar ca më tepër në këtë çështje, e për të hequr dorë nga kjo çalltisje bizarre. Edhe sikur të na jepeshin garanci se – po supozoj kotmëkot, kuptohet – testimi në fjalë do të kryhej në mënyrë të përsosur, kjo nuk është gjëja e parë që duhet bërë në funksion të reformimit të shëndetësisë. Duhen bërë ndërhyrje të tjera, të cilat do të duhej të synonin largimin e bandave politike nga spitalet e nga i gjithë sistemi i shëndetësisë, do të duhej të synonin luftën ndaj korrupsionit në administrimin e parave publike dhe mbi të gjitha do të duhej të synonin shkurajimin e ndalimin e një praktike që tanimë është pranuar prej të gjithëve si të ishte një zakon a normë e vjetër socio-morale, atë të pagesës nën dorë që pacienti i bën mjekut për shërbime spitalore që ligji i ka parashikuar të jepen gratis.

Paratë që jepen nën dorë në rrethana të tilla, ndonëse legjitimohen me një sistem të degraduar shpërblimi në sektorin publik të shëndetësisë (edhe mua, ndonëse po bilbilos nga faqet e gazetave kundër kësaj dukurie, ma thotë mendja se, si mjek, do të merrja pará nën dorë për sa kohë që rendi i gjërave është ky që është), parátë pra që jepen nën dorë janë megjithatë një praktikë që e komprometon qysh në rrënjë deontologjinë e profesionit të mjekut dhe e poshtëron sa s’ka ku të shkojë qytetarin-pacient. Duhet ndaluar kjo praktikë në shëndetësi.

Dhe kjo nuk bëhet duke futur ndonjë mjek në burg (siç ndodhi para ca muajsh), as duke akuzuar mjekët “e korruptuar” en bloc, siç bëhet në shtyp. Kjo bëhet duke rithemeluar sistemin. Për këtë duhet të mendojë ministri. A Kryeministri, nëse është ky që qëndron pas kësaj nisme. Por për këtë duhet të ngrenë zërin edhe mjekët. E në këtë kuptim është për të ardhur keq që këta të fundit nuk janë bërë të gjallë në asnjë rast tjetër për të denoncuar apo për të mos lejuar, degjenerimin e sistemit.

Previous Post

Ministri grek i Financave Varufakis: Do t’i japim fund plagës greke

Next Post

Vlora e përmbytur” : “O Sali, o baba, kthehu se bëmë shaka”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vlora e përmbytur” : “O Sali, o baba, kthehu se bëmë shaka”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.