Pas një debati që ka zgjatur prej shekullit të 19, studiuesit e artit në Kembrixh kanë zbuluar se skulpturat e bronzit të dy meshkujve mbi pantera janë realizuar nga Mikelanxhelo. Studimi përfundimtar do të publikohet në muajin korrik, por nëse konkluzioni i kërkimit është i saktë, atëherë këto do të jenë të vetmet skulptura bronzi që kanë mbijetuar nga ky autor i njohur i rilindjes. Deri më sot ka patur një debat të madh mes studiuesve nëse këto vepra i përkasin skulptorit holandez Van Tedrode ne shek 19 apo Mikelanxhelos ne shek 15-16. Kërkuesit në Kembrixh arritën në këtë konkluzion pasi krahasuan vizatimet në letër që pasuesit e Mikelanxhelos u kishin bërë veprave të tij. Analiza me laser zbuloi ngjashmëritë e mëdha te statujave prej bronzi me vizatimet e veprave të tij. Mikelanxhelo është një nga figurat më të mëdha të kulturës italiane dhe asaj botërore në periudhën e rilindjes. Ai është autor i disa skulpturave prej bronzi të cilat janë shkatërruar.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

















