Shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, Gabriele Meucci ka folur për ekstremizmin fetar, për gjendjen në veri, për rastet e trajtuara për korrupsion e krim të organizuar si dhe për sjelljen e policëve të Kosovës në protestën e fundit.
Ai ka thënë se ekstremizmi fetar paraqet një kërcënim në rritje gjithandej Evropës, veçse është i inkurajuar që autoritetet e Kosovës e kanë marrë këtë kërcënim seriozisht. Meucci ka përkujtuar se nw kuadër të ekstremizmit fetar, arrestimi i terroristëve të dyshuar paraqet vetëm një trajtim të simptomës.
Shefi i EULEX-it ka deklaruar se misioni evropian ka luajtur një rol kyç në implementimin e procesit të Dialogut, i cili përveç përfitimeve tjera, ka sjellë një prezencë efektive të Policisë së Kosovës në veri përfshirë këtu edhe integrimin e ish personelit të MUP-it.
Ndërkohë, ai e ka vlerësuar profesionale dhe konform standardeve evropianesjelljen e Policisë së Kosovës në protestën e së martës.















