Qyteti antik i Butrintit në Shqipëri është përzgjedhur njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë nga faqja The Culture Trip, e cila ka përpiluar një listë me destinacione historike të cilat mund të mos jenë shumë të njohura për botën.
Butrinti për shqiptarët paraqet një ndër vlerat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, i regjistruar si i tillë për herë të parë nga UNESCO në vitin 1999. Më 2003 laguna dhe Kepi i Stillos u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar, që është kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura.
The Culture Trip e përshkroi qytetin si vijon:
“Butrinti është një qytet i rrënuar grek dhe romak në veri të Shqipërisë së sotme, jo larg prej kufirit grek. Qyteti u rrit gjatë periudhës së kontrollit romak pasi Cezari e caktoi si koloni për veteranët e luftës ndaj Pompeut. Augusti më vonë e zgjeroi qytetin duke ndërtuar një akuadukt, forum, teatër dhe nimfe. Madhësia e qytetit u dyfishua dhe lulëzou deri në rënien e tij në periudhën e vonshme të Perandorisë. Tani ky vend është i hapur për vizitorët si Parku Kombëtar i Butrintit”.


















