Kështu shprehet Angela Merkel, e cila flet për situatën në Greqi pas zgjedhjeve parlamentare që nxorën fitues kryeministrin e ri Cipras.
“Ka pasur një falje vullnetare të borxhit nga ana e kreditorëve privatë, por një falje të re të borxhit nuk e shoh në horizont”.
Kështu shprehet Angela Merkel, e cila flet për situatën në Greqi pas zgjedhjeve parlamentare që nxorën fitues kryeministrin e ri Cipras.
“Evropa do të tregojë një solidaritet të ri për Greqinë, – vazhdoi kancelarja gjermane, – sikundër për vendet e tjera që janë prekur nga kriza. Objektivi është që Greqia të qëndrojë anëtare e eurozonës. Në Gjermani, si në vende të tjera, presim të shohim se çfarë masash dhe reformash do të marrë qeveria e re greke”.
Greqia ka një borxh prej 315 miliardë eurosh, përkatësisht rreth 175% të prodhimit të brendshëm bruto.
















