Konfindustria, në një deklaratë për shtyp, mbështet vullnetin e qeverisë për ti dhënë fund abuzimeme masive, siç e cilëson ajo, në tregun e karburanteve. Por ky organizëm kërkon nga ekzekutivi që nëpërmjet Inspektoriatit Qendror Teknik ky vullnet i zbatohet sa me shpejt dhe i plote ne terren. Sipas Konfindustrias, cilësia e dobët e karburanteve të tregtuara shkakton humbje të mëdha financiare jo vetëm për konsumatoret qytetarë dhe biznese, por edhe drejtpedrejt për vetë buxhetin e shtetit deri ne 140 milion dollarë në vit si fshehje fiskale. Konsumatoret fundore, thotë Konfindustria, qytetarë dhe biznese, paguajne për përzieresit të njëjtën shumë sikurse për karburantet e pastërta përfshirë detyrimet fiskale, që shkojne dëri në 60% të cmimeve fundore. “Konfindustria ka vleresuar gjithashtu, se demi teresor financiar, qe i shkaktohet qytetareve, bizneseve, buxhetit te shtetit dhe ekonomise kombetare ne teresi eshte mjaft me i madh sesa vlera e siperpermendur, nese merren parasysh edhe kostot nga abuzimet me volumet e shitura, demet ne makineri, teknologji, mjedis dhe shendetin e qytetareve nga cilesia e dobet e karburanteve, qe qarkullojne ne tregun shqiptar”, thuhet në njoftimin e Konfindustrias.














