Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut rrezikon që lumi Vjosa të dalë nga shtrati.
Për këtë arsye është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civilie në Vlorë, ndërsa të gjithë banorët të cilët kanë shtëpitë e tyre pranë lumit Vjosa janë njoftuar që të jenë në gatishmëri për çdo të papritur. Bëhet me dije se Shtabi i Emergjencave u ka bërë thirrje banorëve që në rast daljeje të lumit Vjosa nga shtrati, të braktisin menjëherë banesat e tyre dhe të dalin jashtë.
Ndërsa ditën e djeshme edhe Bashkia e Fierit u ka bërë apel banorëve të cilët jetojnë pranë lumit Gjanica që të jenë të vëmendshëm dhe të largohen menjëherë nëse lumi si pasojë e reshjeve të shiut del nga shtrati.
















