Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur paraditen e sotme në seancën e dytë plenare për këtë vit, me një program të ngjeshëm, ku përveç projektligjeve, po zhvillohet edhe ceremonia përkujtimore për viktimat e Holokaustit. Gjatë fjalës së tij, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, theksoi se në takimin që pati para dy ditësh me kreun e Parlamentit të Izraelit, Yuli Edelstein, në ceremoninë e 70 vjetorit të tragjedisë së Holokaustit, ky i fundit i shprehu mirënjohjen për pritjen, sakrificën që shqiptarët kanë bërë ndaj hebrenjeve, duke rrezikuar edhe jetën për ta. Ai tha më tej se Shqipëria është vendi ku hebrenjtë ishin më të shumtë, ndaj shtoi besa, mirënjohja, janë disa nga vlerat që i identifikojnë shqiptarët në botë. “Në emër të të gjithë deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, dua të falenderoj ambasadorin e Izraelit, që na nderojnë me praninë e tyre në këtë ceremoni të veçantë, për të shprehur solidaritetin kundër çdo forme racizmi, antihumanizmi që demonstrohet ndaj tyre”, ka thënë kryeparlamentari Meta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















