Në vazhdën e akuzave, ish kryeministri Berisha sot gjatë fjalimit në Kuvend kërkoi që të çojmë vendin ne zgjedhje të parakohshme, kjo për të shpëtuar procesin e integrimit.
“A e dini ju se gjykatëses në Kukës i thotë kreu i ekzekutivit të pres këmbët. Kush i’a çoi vrasësin Arjan Canit, ky burri këtu (drejtohet nga Tahiri).
Ju keni vetëm mafia dhe banda, nuk keni Europë. E di çfarë thotë Brukseli tani për Lizën (Drejtoresha e Arsimit në Lushnje)? Në Shqipëri bëhet prostitucion shtetëror.
Në mes të Brukselit, në një nga sallat më të rëndësishme, po pse do mbrojnë nderin tuaj ata?”, tha Berisha.
Sipas tij, “Kjo qeveri është qeveri e hakmarrjes për drejtësi nga kreu i saj tek ministrat me radhë. Ato kërcënime që ata lëshojnë nëpër gazeta, Dabullat apo Shytët, janë shkruar nga zyra jote.
Ato më krenojnë mua. Ju vetëm sa faktoni se jeni hakmarrja për drejtësi. Të ngrihemi dhe të çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme, për të shpëtuar procesin e integrimit. Të shpëtojmë vendin nga krimi, korrupsioni dhe tenderat që vjedhin vëllezërit e ministrave. Të ngrihemi, sepse asgjë s’ka më të fortë se parimet që ne besojmë”.
















