Kryeministri Edi Rama deklaroi se për vitin 2015 objektivat e qeverisë do të jenë shumë herë më tepër ambicioze në fushën e investimeve dhe të turizmit, të cilat janë dy fusha që sjellin të ardhura për vendin.
Gjatë takimit me disa investitorëve të huaj në vend, Rama tha se me masat e marra nga Qeveria, shpreson shumë tek rishpërndarja e projekteve të kompanive të huaja nga Kombet e Bashkuara për vitin 2015, me qëllim që Shqipëria të jetë një përfituese më e madhe.
“Investimet e huaja janë prioriteti ynë këtë vit. Do të kryejmë dy reforma kryesore, atë për investimet dhe për turizmin. Gjatë pak javëve në vijim do të jemi në gjendje që t’ju japim një projektligj të ri, që do të jetë i rëndësishëm, pasi do të ndryshojë marrëdhënien mes sektorit privat e qeverisë”, tha Rama.
Rama tha se këtë javë do të mbledhë Këshillin Ekonomik Kombëtar, që do të hapë një kapitull të ri me aktorët ekonomikë në Shqipëri.
“ Viti që lamë pas krahëve ishte një vit me sfida të vështira edhe për komunitetin e biznesit. Shpresoj që ju shihni që Qeveria është më e besueshme dhe ende jo e shurdhët. Sepse ne duam të bashkëpunojmë për të mbajtur premtimet tona dhe për të siguruar një mjedis investimi në vend të parashikueshëm dhe efikas”, tha Rama.















