Erzen Breçani, ish zëvendësdrejtor i policisë se Tiranës është larguar nga detyra menjëherë pas ardhjes ne pushtet te socialisteve. Sikurse dhe shume drejtues te tjerë te larte te policisë, ai u emërua ne një detyre me te vogël, zv/drejtor i policisë se qarkut te Dibrës dhe pas shkrirjes se këtij pozicioni, ai u emëruar specialist i thjeshte pranë kësaj drejtorie.
Pas kësaj zhvendosjeje, Breçani ka pretenduar se ai është larguar nga detyra për shkak te konflikteve qe kish pasur me pare me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Tahiri, dhe kërkoi pranë Gjykatës administrative rikthimin ne detyre.
Me një vendim te kësaj gjykate, ai ka fituar sot te drejtën për tu rikthyer ne detyre me te njëjtën grade qe ka pasur, çka do te thotë një pozicion i larte ne Policinë e Shtetit.
















