Gjykata ka rikthyer sërish në detyrë ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, në po të njëjtën pozicion dhe me të njëjtën gradë. GjykataAdministrative e Shkallës së dytë në Tiranë, ka vendosur rikthimin në detyrë të ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Braçani.
Gjykata ka vendosur që Breçani të rikthehet në po atë pozicion që ka pasur më parë. Kujtojmë këtu se me ardhjen në pushtet të të majtëve dhe me reformën e nisur nga ministri Tahiri në forcat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, Breçani ishte një ndër efektivët e larguar nga forcat e rendit.
















