Tsipras, kreu i partisë së majtë radikale SYRIZA, u betua për mandatin e ri qeveritar të Greqisë.
Presidenti në ikje Karolos Papulias zyrtarizoi qeverinë e formuar nga koalicioni mes SYRIZA dhe grekëve të pavarur të partisë së djathtë ANEL, duke arritur maxhorancën e nevojshme.
Kabineti i ri qeveritar, mendohet se do të jetë i reduktuar me 10 ministri dhe mes emrave drejtues të posteve më të rëndësishme aludohet si më poshtë:
Kryeministër Aleksis Tsipras
Zëvendës kryeministër John Dragasakis
Sekretar i Qeverisë Spiros Sagias
Ministria e Mbrojtjes Panos Kamenos
Ministria e Borxheve të Shtetit Nikos Pappas
Ministria e Financave Janis Varoufakis
Ministria e Marinës Detare dhe Turizmit George Stathakis
Ministria e Rendit Publik Panos Skourletis
Ministria e Shëndetësisë Pan Kouroumplis
Ministria e Punës Rania Antonopoulos
Ministria e Arsimit Aristides Baltas
Tsipras është i pari kryeministër në Greqi i cili bën vetëm betimin politik, dhe jo atë fetar në Kishë, një traditë kjo për popullin helen.
















