Pas shqetësimeve të qytetarëve lidhur me mashtrimin me cilësinë e karburanteve, Inspektoriati Qendror Teknik thotë se po kontrollon në mënyrë të imtësishme çdo pikë furnizimi me pakicë, në Tiranë dhe rrethe.
“Nga 281 penalizime, 220 kishin probleme me cilësinë, kurse 61 probleme dokumentare. Janë propozuar 39 raste për pezullim licence, 4 prej të cilave u është revokuar licenca përfundimisht, do t’i publikojmë shumë shpejt”, tha Xhixha, ndërkohë qe vlera e gjobave shkon nga 100 deri ne 200 mije leke.
Kreu i IQT-së u kërkoi qytetarëve të raportojnë pranë Inspektoratit pikat e dyshuara prej tyre për mashtrim me cilësinë e karburantit.















