Ministri shqiptar i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasot do të vizitojë Kosovën ditën e hënë, më 26 janar. Sipas njoftimit për shtyp nga Ministria e Infrastrukturës mësohet se ministi Haxhinasto do të pritet nga homologu i tij në Kosovë, Lutfi Zharku.
Nga anxhenda mësohet se takimi i dy ministrave të Transportit në Shqipëri dhe Kosovë do të mbahet në orën 10:00.
Pas takimit, ministrat Zharku dhe Haxhinasto do të mbajnë një konferencë për media, duke u ndalur tek tematikat dhe çështjet kryesore të diskutuara mes tyre.
















