Drejtoresha artistike e Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë (TKOB), Abigeila Voshtina, instrumentistët dhe dirigjenti i njohur i orkestrës Edmond Doko,vijnë me një koncert me vepra të paluajtura më parë të autorëve të njohur klasikë, duke shpalosur kështu koncertet e njëpasnjëshme të sezonit artistik të TKOB-it.
Vlerësimet për punën e tyre, teatri i pret nga kritika e artit, megjithatë nga provat, shfaqjes e baletit dhe koncertet shihet se ata kanë bërë një punë të madhe. Në këtëkoncertë do të performojë edhe vetë drejtoresha artistike Abigeila Voshtina me interpretimin e saj si soliste në violinë, shkruan Shqiptarja.
Pas shfaqjes së baletit “Risveglio dell’Umanita” që u ngjit mbrëmë dhe do shfaqet nesër sërish në TKOB, Voshtina dhe stafi artistik kanë përzgjedhur tre autorë “të vështirë” për të intepretuar. Ata janë Mozart, Domenico Cimarosa dhe Alessandro Rolla. Për drejtuesit e TKOB-it këta konsiderohen si tre kompozitorët e përzgjedhur që që do të vijojnë projektin e kthimit të klasikëve në Opera. Për koncertbërësit kjo lloj përzgjedhje vjen edhe si një sprovë me vepra jo të zakonshme.

















