Ministri Jabllanoviç i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët në numrin më të madh ishin nënat dhe familjarët e personave të pagjetur të luftës të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serb që të vizitonin Gjakovën në festën e Krishtlindjeve ortodokse.
“U kërkoj fjale të gjitha nënave që janë ndier të fyera me këtë deklaratë”, ka thënë Ministri për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç.
Ky i fundit ka shtuar se komentet e tij nuk kishin të bënin me familjarët e personave të zhdukur por me ata të cilët kishin hedhur sende në autobusin që kishte qytetarë serbë. Jabllanoviç ka kërkuar falje pasi mijëra qytetarë në Gjakovë kanë protestuar ditën e shtunë më 17 janar, duke kërkuar shkarkimin e Ministrit.















