Në orën 19:00 ashtu edhe siç ka qenë e paraparë, janë mbyllur të gjitha Qendrat e votimit në Komunën e Graçanicës.
Të vetmit që kanë votuar edhe pas orës 19:00 kanë qenë qytetarët që kanë qenë brenda qendrave qysh më herët, duke pritur në radhë.
Ende nuk ka raporti për mbarëvajtjen e tërësishme të procesit të votimit, ku banorët e Graçanicës votuan për kryetarin e kësaj Komune.
Të drejtë vote patën 20 mijë e 229 persona.















