Rreth 100 shtetas maqedonas dyshohet se janë pjesë e aksionëve luftarake në Siri dhe Irak në radhët Shtetit Islamik ISIS, dhe se janë të përfshirë në krimet e organizatës. Pavle Trajanovi, deputet dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, thotë se këto të dhëna flasin për një rrezik të aktivizimit të tyre edhe në Maqedoni. Celulat terroriste këtyre janë shënjestër e aksioneve kundër terrorizmit në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas Trajanovit, dhjetëra prej tyre humbën jetën, kurse një pjesë e tyre janë kthyer në Maqedoni. Por fakti se ata kanë qenë aty rrit shqetësimet se mund të kenë lidhje edhe me organizatat terroriste dhe mund të marrin instruksione për t’u aktivizuar.
Ndaj ish-ministri i Punëve të Brendshme thotë se shteti duhet të tregohet më i vëmendshëm dhe të rritë sigurinë në vend.
Shkuarja e disa shtetasve të Maqedonisë në vatrat luftarake në Siri dhe Irak, si luftëtar të ISIS, për herë të parë është regjistruar në vitin 2012 dhe deri më tani në luftërat e këtij fronti nga Maqedonia kanë humbur jetën afro 15 persona.















