Zhvillimi i Kuvendit të degës së BDI-së në Strugë do të bëhet i ditur brenda disa ditëve. Nga Këshilli për organizim tëzgjedhjeve në degën e BDI-së në Strugë konfirmojnë se tashmë gjithçka është gati për caktimin e ditës së Kuvendit të degës së BDI-së në Strugë.
Ky organ i BDI në Strugë do të zhvillojë edhe takimin e radhës ku pritet të caktohet data e zhvillimit të Kuvendit, e cila me shumë gjasa nuk do të jetë më e largët se java e ardhshme.
I pranishëm në mbledhjen e Kuvendit të degës së BDI do të jetë edhe lideri i partisë Ali Ahmeti, i cili përveç do të ketë një rol vendimtar edhe në ecurinë e tij, kjo edhe si rezultati i fuqisë statutore që atij i është ngarkuar në proceset e brendshme zgjedhore partiake.
Aktualisht kjo degë drejtohet nga ish-kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, por po spekulohet edhe për disa emra tjertë si pretendentë për këtë post















