Protestat kundër ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, kanë vazhduar edhe sot.
Pas protestës masive në Gjakovë një ditë më parë, sot kanë protestuar banorët e njërit ndër fshatrat më të prekur nga lufta e fundit në Kosovë, Krushë e Madhe, raporton KTV.
Ata kanë kërkuar nga kryeministri Mustafa shkarkimin e ministrit pas deklaratave të tij fyese.
“Krusha e Madhe është një nga vendet,ku është bërë një nga masakrat më të mëdha nga kriminelët serb, nga vëllezërit e Jabllanoviqit në këtë fshat u vranë dhe u masakruan 243 persona prej tyre 206 nga Krusha”, kanë thënë organizatorët e protestës.
















