Partia Socialiste i është kundërpërgjigjur akuzave ngaPartia Demokratike, lidhur me operacionin e fundit për drogën. Sipas deputetit Ervin Bushati, opozita jonë është e vetmja që akuzon policinë pse ndalon kriminelët.
“Opozita vazhdon të bëhet çdo ditë e më qesharake me deklaratat e saj kundër Policisë së Shtetit. Akuzojnë policinë pse arrestoi bandën e laboratorit të drogës në Elbasan, njësoj siç akuzuan Policinë e Shtetit pse çliroi Lazaratin nga prodhimi dhe trafikimi i kanabisit.
Është e vetmja opozitë në botë që akuzon Qeverinë dhe policinë pse ndalon kriminelët dhe lufton trafiqet. Dhe kush flet? Partia Demokratike që tetë vjet në pushtet kishte të gjithë informacionin për trafikun dhe prodhimin e drogës në Lazarat.
Trafik lëndësh narkotike dhe aktivitet kriminal që bëhej mu në mes të ditës e qëPartia Demokratike nuk lëvizi gishtin për të ndërhyrë. Partia Demokratike, që tetë vjet në pushtet ishte në presion të vazhdueshëm nga partnerët ndërkombëtarë për të ndërhyrë në Lazarat, por pati frikë ta bënte.
E tani që Qeveria e re i ka shpallur luftë pa kompromis drogës dhe trafikut, tani që Lazarati u çlirua dhe laboratori i narkotikëve në Elbasan u kap, Partia Demokratikeqë qëndroi tetë vjet duarkryq na gjen kurajon për të akuzuar.
Turp për ta; turp për ish ministrin e Drejtësisë, turp për ish zëvendësministrin e Brendshëm, e turp mbi të gjitha për ish kryeministrin, që vendin e zhytën në krim dhe trafik e tani hiqen si të pafajshëm për gjithçka bënë për tetë vjet rresht”.
















